Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img
HomeLAJME“S’do të lejojmë të minohen marrëveshjet me fqinjët” - Në TV21 rikthehet...

“S’do të lejojmë të minohen marrëveshjet me fqinjët” – Në TV21 rikthehet “Click Plus” veror, në një format ndryshe

Rreziku për Maqedoninë e Veriut mund të lind vetëm nëse kryeministri Hristijan Mickoski renditet me partitë ekstreme të djathta, vlerëson analisti Ismet Ramadani në ClickPlus në TV21. Sipas tij, një bashkim i mundshëm i Mickoskit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i Republikës Sërpska, Millorad Dodik duhet të jetë alarm për partitë shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut.

“Parcipienti shqiptar në këtë drejtim… këto janë sugjerime të mia, ma merr mendja që do të tregojnë qëndrueshmëri që në asnjë mënyrë mos të lejojnë që ai të rrëshqet te partitë e djathta ekstreme. Partitë e djathta ekstreme në një shoqëri multietnike, janë shumë problematike. Ne deri tani ata që e kishim më të përbashkët me partitë maqedone, ishin integrimet atlantike”, tha Ismet Ramadani, analist.

Opinionisti Driton Islami i sheh si tendencioze deklaratat e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrit Hristian Mickoski që ndikojnë në ngecjen e zbatimit të marrëveshjeve me fqinjët.

-Sa kam përcjellë debatet e zonjës presidente, ajo vazhdimisht ka përdorur nocione kushtetuese-politike, të cilat janë tendencioze drejt minimit të marrëveshjeve, mes të cilave garant ka qenë edhe NATO…

-Mos ke dert, se atë punë nuk ia lejojmë. Po të përbej në Zot se ajo punë nuk bëhet, shqiptarët janë në katin e tretë, ajo në të parin.

-Edhe unë e besoj, mirëpo veprime të tilla, të merresh me gjëra të kota ndikon që të ngecim prapa.

Mes tjerash u diskutua edhe shfuqizimi i balancuesit. Analisti Abedin Ismaili vlerëson se sjellja e një ligji të ri do ta përmirësojë përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione.

“Shqiptarët kanë arritur që të përfaqësohen nëpër institucione të vendit… nëse merret për bazë ajo 180 mijë me 22 mijë, diku janë të punësuar 14%, po le të jetë edhe 15%, por prapëseprapë nuk është marrë për bazë ajo që do të bëhet tani me ligjin e ri, që duhet të merret për bazë numri i qytetarëve që jetojnë brenda vendit. Nëse përgjatë këtyre viteve, në kuntinuitet me balancues, shqiptarët kanë arritur të punësohen vetëm 14% në nivel shteti në institucione, atëherë me ligjin e ri që do të vijë, do të merren për bazë numri i qytetarëve, duke u nisur nga regjistrimi i fundit i vitit 2021”, tha Abedin Ismaili, opinionist dhe gazetar.

Në këtë format të ri të emisionit debatues ClickPlus, që do të transmetohet gjatë verës, u fol edhe për çështje të tjera që lidhen me qeverinë e re, programin qeverisës dhe atë që e pret shtetin në të ardhmen.