Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Spanja dyfishon avantazhin ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e dytë ndaj Zvicrës në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League. Golin për 2:0 e shënoi mesfushori Fabian...
HomeSPORTPërfundoi aventurën e saj në Paris, Luiza Gega e prekur: Ndjesë për...

Përfundoi aventurën e saj në Paris, Luiza Gega e prekur: Ndjesë për këdo që kam zhgënjyer!

Luiza Gega ka reaguar pas pjesëmarrjes në sfidën  e dytë kualifikuese në garën e 3000 metrave me pengesa, ku u rendit e nënta. Kjo renditje nuk i mundësoi asaj një vend në finale, për të cilin shprehet e zhgënjyer.

Ajo shkruan se problemet shëndetësore e vështirësuan këtë garë, ndërsa kërkon ndjesë ndaj kujtdo që kishte të tjera pritshmëri.

“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem.
E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”.

Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme.

te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume.
Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qe besoi te une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira.
Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan ajo.

Edhe pse sportistja Luiza Gega e konsideron këtë aventurë si dështim, komentuesit janë shprehur ndryshe, duke i dhënë suport dhe dashuri pas kësaj disfate./vizionplus.tv