Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img
HomeSPORT“Sezoni i fundit nuk përsëritet”, talenti i Bayernit “kërcënon” Leverkusenin

“Sezoni i fundit nuk përsëritet”, talenti i Bayernit “kërcënon” Leverkusenin

Te Bayern Munich nuk mund të pranojnë një tjetër sezon pa tituj. Në skuadër është emëruar Vincent Kompany trajner, ndërkohë që futbollistët bavarezë janë të karikuar në maksimum për edicionin e ri.

Jamal Musiala, një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit bavarez, paralajmëron Bayer Leverkusenin në lidhje me garën e titullit kampion.

“Aspirinat” shkëlqyen edicionin e fundit, duke u shpallur kampionë të Gjermanisë për herë të parë në histori. Madje pa pësuar asnjë humbje!

Por ndryshe pritet të jetë sezoni 2024/2025, ekskluzivitet i SuperSport/DigitAlb. Me Musialën që “kërcënon” rivalët për fitimin e Bundesligës.

“Jemi shumë të motivuar. Sezonin e kaluar nuk fituam asgjë, eksperiencë të cilën nuk duam ta përjetojmë sërish.

Skuadra jonë është e mbushur me futbollistë fitues, kështu që jemi gati të rikthehemi te fitimi i trofeve”, shprehet 21-vjeçari i Bayernit dhe kombëtares gjermane. I cili tregon edhe recetën e suksesit.

“Ne duhet të shikojmë veten tonë, të përqendrohemi vetëm tek ekipi ynë. Duhet të përmirësohemi dhe të hedhim hapin cilësor.

Në mënyrë që kur të luajmë kundër tyre (Bayer Leverkusen) të jemi në formën dhe nivelin më të mirë të mundshëm”.