Deklarata e numrit dy të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministrit serb, Ivan Stoilkoviç, se shteti i Kosovës u bënë “terror vazhdimisht” serbëve që jetojnë në Kosovë, ka qenë gjithandej lajm nëpër mediat e Kosovës, por atë tha se nuk e ka parë e nuk e ka lexuar, kryeministri Albin Kurti, kur u pyet nga gazetarët në konferencën e përbashkët që kishte me homologun, Hristijan Mickoski.
Nuk e paskam lexuar as dëgjuar këtë deklaratë”, tha Kurt
Kjo nuk është deklarata e vetme e Stoilkoviç-it kundër Kosovës. Ai vazhdimisht i referohet Kosovës me emrin që i referohen zyrtarët e Serbisë.
Si një i bindur i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ai gjithashtu nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe e thotë edhe në deklarime publike, por Kurti nuk ka pasur asnjë fjalë ta thotë për Stoilkoviç-in.
Madje, e kundërta. Kurti u lëshua në arsyetime, se si Kosova i mirëmban serbët e ju ofron kushte.
“Çfarë mund të them është se, është e vërtetë që unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve, ne i kemi rreth 4 për qind serbë, bashkë me pakicat tjera. Me të gjithë bashkëpunoj për interesat e tyre si qytetarë dhe komunitete”, deklaroi Kurti.
“Serbët i kanë 10 ulëse të rezervuara. Ata kanë 17 për qind të asamblistëve anembanë”, vazhdonte Kurti arsyetimet para akuzave të zëendës-kryeministrit serb të Maqedonisë së Veriut.
“Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në çdo nivel të administratës. RTK 2 është i dedikuar për serbët. Në të njëjtën kohë, nëse shikoni alokimin e buxhetit për komunat serbe, është 62 për qind më i lartë sesa mesatarja e buxhetit për komunat tjera shqiptare”, pohonte Kurti e nuk ndalej duke dhënë sqarime.
“Unë e kam ministrin dhe tre zëvendësministra serbë në qeveri”, pohoi duke e përmendur Serbinë vetëm si “fqinji veriore” dhe duke e kufizuar aktivitetin e Serbisë në vetëm “sfidues”.