Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari siguron 10 milionë euro për uljen e ndotjes së ajrit

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 10 milionë euro përmes bashkëpunimit me Zyrën rajonale të Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), mjete këto...
HomeLAJMEMattel lanson “Barbien e parë të verbër"

Mattel lanson “Barbien e parë të verbër”

Gjashtë dekada pasi “Barbie” origjinale u hodh në shitje, Mattel po lanson kukullën e parë të verbër në përpjekje për ta bërë më gjithëpërfshirëse.

Prodhuesi amerikan ka thënë se kukulla, që tani është e qasshme në internet dhe dyqane, është krijuar për t’i bërë fëmijët e verbër dhe ata me shikim më të dobët më të përfaqësuar në shoqëri.

“Ne e pranojmë se Barbie është shumë më shumë se vetëm një kukull; ajo mund të krijojë një ndjenjë përkatësie”, ka thënë Krista Berger, zëvendëspresidente e linjës “Barbie”.

Kompania ka punuar me Fondacionin amerikan për të Verbrit për t’u siguruar se gjithçka rreth kukullës nga sytë deri te veshja të jetë në përputhje me njerëzit e verbër ose shikim të dobët.

Kukulla mban një shkop që përdoret nga të verbrit. Veshja e saj u bë ashtu që të ishte më e thjeshtë për lojën e fëmijës, po ashtu edhe pakoja me fjalën “Barbie” në Braille.