Në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Champions League, Sparta Prague do të presë FCSB mbrëmjen e sotme.
Skuadra vendase ka nëntë pikë pas tre javësh në ligën kryesore të Republikës Çeke , ndërsa vizitorët kanë dy pas tre ndeshjesh në Liga 1 të Rumanisë, transmeton GazetaBlic Sport.
Nikoqirët mposhtën Shamrock Rovers me rezultat të përgjithshëm 6-2 në raundin e mëparshëm kualifikues të Champions League, pasi fituan ndeshjen e parë 2-0 më 23 korrik dhe të dytën 4-2 më 30 korrik.
Për skuadrën çeke nga minuta e parë ishte planifikuar që të luajë edhe sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi, por që duket se trajneri ka ndryshuar vendimin e tij në momentet e fundit.
Krasniqi ka mbetur në bankën rezervë, kurse titullar është mesfushori shqiptar Qazim Laçi.
Ai u transferua tek Sparta në merkaton e verës, por që është përshtatur në mënyrë fantastike.
⚔️ COMPO ⚔️
🛡️ Vitik-Ross-Sørensen
🧠 Preciado-Laçi©️-Kairinen-Ryneš
🗡️ Birmančević-Haraslín-Kuchta#acsparta #UCL pic.twitter.com/EclyQX4JXx
— AC Sparta Prague 🇫🇷 (@ACSparta_FRA) August 6, 2024