Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Raporti: Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027

Elon Musk është në rrugën e duhur për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, sipas një raporti nga Informa...
HomeLAJMEEdi Rama konsumon kafen e mëngjesit me Vangjel Tavon: Puna dhe projektet...

Edi Rama konsumon kafen e mëngjesit me Vangjel Tavon: Puna dhe projektet e reja për Himarën e 2030

Kreu i qeverisë, Edi Rama, po i kalon ditën e nxehta të gushtit në jug të Shqipërisë. Ditën e sotme ai është takuar me kryebashkiakun e ri të Himarës, Vangjel Tavo, për të konsumuar kafen e mëngjesit.

Me Tavon, Rama ka diskutuar për punët në vazhdim dhe projektet e reja që do të realizojnë gjatë mandadit të kryetarit të bashkisë, i cili u zgjodh në krye të Himarës më 4 gusht duke mundur kandidatin e opozitës Peter Gjikuria.

“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik #Himara2030 në #Shqipërinë2030”, shkruan kreu i qeverisë.

Himara shkoi në zgjedhje më 4 gusht pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe heqjes së mandatit të tij nga KQZ. Në garë ishin Vangjel Tavo i PS dhe Peter Gjikuria i opozitës.

Tavo fitoi mbi 1.400 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Petro Gjikuria.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi i numërimit të votave ishte i qetë dhe rezultati tregoi se Tavo mori 58 për qind të votave, kurse rivali i tij, Gjikuria 41 për qind.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njëherë është kryetar i Partisë Socialiste, e uroi Tavon për fitoren dhe tha se Himara do të shndërrohet në një prej “destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut”. /vizionplus.tv