Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img
HomeLAJMEFOTO/ U denoncua nga fqinjët, Adriana Kalaja procedohet për ndërtim pa leje

FOTO/ U denoncua nga fqinjët, Adriana Kalaja procedohet për ndërtim pa leje

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD Adriana Kalaja, është paditur nga fqinjët e saj për ndërtim pa leje.

Avokatja e cila nuk mungon në asnjë protestë për të kërkuar të “drejtat” e qytetarëve, këtë herë është kapur vetë në shkelje.

Fqinjët e saj në zonën e “Kodrës së Diellit” e kanë dënoncuar atë për ndërtim pa leje, duke bërë që të ndërhyjë Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit.

“U konstatua vendosje pergolat me strukturë metalike me përmasa 3m gjerësi dhe gjatësi 8m, në total 24 m2. Gjatë kontrollit të ushtruar në objekt, u konstatua vendosje tende pergolat e paparashikuar në projekt”, shkruhet në procesverbalin nr.5262 datë 7.8.2024, të firmosur nga tre inspektorët e IMT.

Gjithashtu IMT përveç gjobës që i ka vendosur Adriana Kalasë ka marrë edhe vendimin për prishjen e ndërtimit pa leje, ndërkohë që për të gjitha veprimet e ndërmarra nga ana e IMT është njoftuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimin për ndërtim pa leje.

Kujtojmë që kjo nuk ëhstë hera e parë që Kalaja përballet me drejtësinë, pasi vetëm pak javë më parë ndaj saj nisi një hetim pas thirrjeve të dhushme të bëra në rrrjetet sociale dhe ën protestën para Bashkisë së Tiranës. /Vizionplus.tv/