Kombëtarja e femrave të Gjermanisë e kanë fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimike ”Paris2024”.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Gjermania e mposhti kombëtaren e Spanjës, me rezultat 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Giulia Gwinn, e cila u tregua e sakt nga penalltia në minutën e 66-të.
Spanja në fund e kishte mundësinë për ta barazuar rezultatin dhe për ta quar ndeshjen në vazhdime, por Alexia Putellas humbi penalltinë në 90+8.
Goditjen e saj e lexoi portierja gjermane duke i dhuruar kombëtares së saj medaljen e bronztë.