Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
Rama bën me dije se aeroporti do të jetë gati në fund të vitit për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë për verën e ardhshme.
“MIRË MËNGJES dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama krah videos së publikuar.
/vizionplus.tv