Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari siguron 10 milionë euro për uljen e ndotjes së ajrit

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 10 milionë euro përmes bashkëpunimit me Zyrën rajonale të Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), mjete këto...
HomeSHOWBIZPanik në Kullën Eiffel, çfarë ndodhi në prag të mbylljes së Lojërave...

Panik në Kullën Eiffel, çfarë ndodhi në prag të mbylljes së Lojërave Olimpike

Zona përreth Kullës Eifel është evakuuar pasi një person u ngjit në pikën historike të Parisit disa orë përpara ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike. Një person është ngjitur në Kullën Eiffel, duke i alarmuar të gjithë banorët që ndodheshin aty, të cilët u evakuuan menjëherë nga zona, raportojnë mediat e huaja.

Disa vizitorë që u mbyllën për pak kohë në katin e dytë u lejuan të dilnin rreth 30 minuta më vonë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti, teksa policia është vënë menjëherë në lëvizje. Mësohet se Kulla Eifel nuk do të përdoret në ceremoninë e mbylljes, e cila do të mbahet në Stade de France dhe do të nisë rreth orës 21:00.

Më shumë se 30,000 oficerë policie janë vendosur rreth Parisit dhe më gjerë për të vëzhguar ngjarjet e fundit olimpike dhe ceremoninë e mbylljes të dielën.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin tha se rreth 3,000 policë do të mobilizohen rreth Stade de France dhe 20,000 trupa policie dhe personel tjetër sigurie në Paris dhe zonën e Saint-Denis do të mobilizohen vonë deri në mbrëmjen e së dielës për të garantuar sigurinë në ditën e fundit të Olimpiada.