Barcelona nuk mund ta regjistrojë Dani Olmon dhe nuk është aspak e qartë se kur do të mund ta bëjë këtë. Kjo pasi që Barcelona është në një situatë mjaft të vështirë financiare.
Çdo nënshkrim i ri i mundshëm, përfshirë Olmo, do të përballet me të njëjtat vështirësi, duke pasur parasysh se klubi ka një peng financiar në vlerë 100 milionë euro.
Barça në këtë moment nuk mund të regjistrojë disa lojtarë apo përforcime të reja. Për të pasur sukses në këtë plan, Barça do të duhet të bëjë një punë të mirë në fushën e transfertave në dalje.
Bëhet e ditur se i riu brazilian Victor Roque ishte afër largimit. Për të stabilizuar situatën në klub nuk përjashtohet edhe largimi i holandezit De Jong.