Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Fondi Sovran ende në kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve

Ligji për Fondin Sovran është miratuar me 15 dhjetor të 2023-s në Kuvendin e Kosovës. Nëpërmjet tij parashihet që e gjithë pasuria më e rëndësishme...
HomeLAJMEKurteshi: Vendimi për arrestimin e aktivistëve të VV-së ka qenë politik

Kurteshi: Vendimi për arrestimin e aktivistëve të VV-së ka qenë politik

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi sot ka mbajtur një konferencë për media, ka ka ngritur akuza serioze ndaj institucioneve dhe individëve në lidhje me rastin e Astrit Deharit, duke pretenduar se arrestimet dhe hetimet e vitit 2016 ishin një inskenim politik.

Kurteshi në emisionin “Five” të Dukagjinit për këto akuza serioze ndaj institucioneve dhe individëve tha se arsyeja kryesore e thirrjes për konferencë për media ka qenë pensionimi pas dy ditësh të Prokurorit Special të Prokurorisë Speciale të vendit.

‘Pas dy ditësh, Prokurori i Prokurorisë Speciale  që e mban rastin e Astrit Deharit,  me gjasë të mbyllur në sirtar. Afrim Shefkiu pensionohet. Kjo është arsyeja kryesore e thirrjes për konferencë për media për këtë rast. Ky është rasti i 5-të, prokuror dhe gjyqtar pas të zbatojnë urdhëraat politik të shefave të këtyre personave që i pam në TV edhe shoqërisë civile”, deklaroi Kurteshi.

Kurteshi ka vazhduar me “bindje të plotë” akuzat se vendimi i arrestimi të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2016 ka qenë vendim politik i zbatuar nga prokuror, gjyqtar e kryeprokuror.

“Ata janë shefat e tyre. Vendimi për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes ka qenë vendim politik i zbatuar nga prokurori Abdurrahim Islami, i cili aktualisht është avokat në Ferizaj dhe është pensionuar pak kohë pasi e ka zbatuar vendimin. Poashtu edhe Vehbi Kashtanjeva, Gjyqtar i Gjykatës Themelore që ka dhënë urdhërin për arrestim, ka shkuar në pensionim, ndërsa sot është avokat. Por edhe Sylë Hoxha, ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që në të vërtetë nuk ka qenë kompetent me rastin. Me gjasë është motorri i krejt rastit të Astrit Deharit. Pak kohë më vonë,  i njëjti prokuror është shpërblyer me shpërblimin “Prokuror Special në Prokurorinë Special. Edhe më vonë nj֝ra nga partitë, LDK-ja e ka shpërblyer me kandidaturë për deputet të Kosovës. Sylë Hoxhën”, vijoi ai.

 

Kurteshi potencoi edhe për rastin “Syri i Popullit” ku tha se ësht♪ “marifet” i majes politike vendore.

“ Ka strategji të ish pushtet mbajtësve me urdhër të zbatimit të tyre brenda sistemit të drejtësisë, prokuror e gjyqtar për shpalljen e Lëvizjes Vetëvendosje si organizatë terroriste. Rasti i parë ka qenë arrestimi i aktivistëve të Vv-së bashkë me Astrit Deharin me 22 gusht 2016. Për t’u vërtetuar me aktgjykim të plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit në tetor 2023. Nuk ka asnjë dëshmi materiale as fakt.Rasti i dytë, kur e kanë parë se po dështojnë me rastin e sulmit në Kuvend, për të akuzuar Vetëvendosjen, e hapin rastin syri i popullit ku i akuzuari kryesor është Sadri Ramabaja. Rasti i Syri i Popullit është marifet i majes politike për arsyeje dhe rrethana të ndryshme” deklaroi Kurteshi.