Mirlind Daku po tregon një formë shumë të mirë sportive në fillim të sezonit në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptarë shënoi golin e tretë në katër javë kampionat. Shtatlarti nga Kosova gjithashtu ka shërbyer edhe me dy asist për shokët e skuadrës.
Këtë herë 26-vjeçari realizoi kundër Rostyov në duelin që ekipi i tij Rubin Kazan e mbylli me rezultatin 1 me 1 në transfertë. Vendasit shënuan në pjesën e parë, por Daku nga pika e bardhë e penalltisë barazoi në minutën e 62.
Realizon një gol të bukur në Korenë e Jugut edhe sulmuesi tjetër i përfaqësueses Jasir Asani. Pasi dështuan mundësitë për t’u transferuar në Europë, anësori ofensiv po përpiqte të rikuperojë kohën e humbur tek aziatiket, me të cilët nuk luajti në fazën e dytë të sezonit të fundit. E majtë fantastike Asanit në minutën e 70 për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij Guangju në transfertë me Jeonuk në kampionatin korean. /vizionplus.tv