Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Spanja dyfishon avantazhin ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e dytë ndaj Zvicrës në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League. Golin për 2:0 e shënoi mesfushori Fabian...
HomeSPORTPARIS 2024/ Vjen medalja e dytë e bronzit për Shqipërinë, Dudaev triumfon...

PARIS 2024/ Vjen medalja e dytë e bronzit për Shqipërinë, Dudaev triumfon në finale

Një tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Mundësi Islam Dudaev i ka siguruar vendit tonë medaljen e dytë të bronztë.

Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12.

Lexo edhe :

Related Posts

Dudaev ngjitet në podium si vend i tretë së bashku me mundësin nga Puerto Riko, Sebastian Rivera, ndërsa fitues i medaljes së artë u shpall japonezi Kotaro, që mundi në finale iranianin Amouzadkhalili.

Dudaev ishte i papërmbajtshëm duke kaluar menjëherë në avantazh 6-0. Hungarezi ngushtoi diferencat në 6-2, por mundësi kuqezi mori një tjetër 2 pikësh duke e dërguar rezultatin në 8-2, por një hungarezi mori një 2 pikësh duke i dërguar shifrat në 8-6 në fundin e periodës së parë.

Një ditë më parë Chermen Valiev fitoi të bronztën në kategorinë 74 kilogramë duke sjellë edhe medaljen e parë për Shqipërinë. Lojërat e Parisit mbyllen në në mënyrën më të mirë të mundshme për vendin tonë./vizionplus.tv