Valer Kolnikaj, ish-fermeri i “Ferma VIP”, i cili fitoi jo pak zemrat e publikut dhe ngjalli dinamika gjatë lojës, ka “surprizuar” ndjekësit e tij me një foto nga mosha 19-vjeçare.
“19 vjeç, nuk kam ndryshuar fare”, shkruan ai krah fotos, duke e shoqëruar me disa emoji.
Teksa në postimin tjetër shton: 19-vjeç, kur një topmodel filloi të bëhej doktor!
Valer Kolnikaj është një nga fermerët më të përfolur të edicionit të parë të fermës, sidomos pas konflikteve me Florian Agalliun, të cilët sot kanë një miqësi me njëri-tjetrin. Ai gjithashtu është nga të paktët fermerë që përjetoi eksperiencën në Arameras. /vizionplus.tv