Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img
HomeLAJMEYll Zekaj vazhdon angazhimin si konsulent juridik i AGK-së

Yll Zekaj vazhdon angazhimin si konsulent juridik i AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se ka angazhuar, Yll Zekajn, si konsulent juridik për të ofruar ndihmë juridike organizatës dhe anëtarëve të saj.

AGK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se “mbrojtja ligjore e komunitetit” që përfaqësojnë është komponentë i rëndësishëm dhe jemi mirënjohës për ndihmën e OSBE-së.

“Për AGK-në, mbrojtja ligjore e komunitetit që përfaqësojmë është një nga komponentët më të rëndësishme, andaj, jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë nga OSBE-ja, për të angazhuar Zekajn si konsulent juridik”, thuhet në njoftimin e AGK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.