Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Spanja dyfishon avantazhin ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e dytë ndaj Zvicrës në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League. Golin për 2:0 e shënoi mesfushori Fabian...
HomeSPORTBarcelona sërish probleme financiare, vështirësi për të deklaruar Dani Olmon

Barcelona sërish probleme financiare, vështirësi për të deklaruar Dani Olmon

Barcelona ka përfunduar një lëvizje shumë të rëndësishme, duke blerë Dani Olmon, por duket se ka probleme për ta deklaruar në listat e La Ligës.

Për një sezon tjetër klubi ka problem me objektivat financiare që duhet të arrijë dhe duhet të heqë qafe disa kontrata të mëdha për ta deklaruar.

Katalanasit shpenzuan një shumë afër 55 milionë euro për mesfushorin spanjoll, me një shtesë prej 7 milionë eurosh që mund të jepen si bonus.

Përveç nëse Barcelona mund të kursejë para nga diku tjetër, pasi 40 milionët e marra nga Aramark për Barca Vision nuk mjaftojnë. Duhen edhe 60 milionë të tjera, që ka më shumë gjasa të vijnë nga Nike ose Spotify.

Është cilësuar e vështirë që skuadra t’i përmbushë detyrimet financiare deri në krye të kampionatit spanjoll dhe në ndeshjen kundër Valencias. /vizionplus.tv