Turnetë olimpike të basketbollit për meshkuj dhe femra u ndoqën nga 1,078,319 spektatorë në Lille dhe Paris.
Kjo tejkalon rekordin e mëparshëm, i cili u vendos në vitin 1996 në Atlanta, kur ndeshjet u ndoqën nga 1,068,032 spektatorë. Mirëpo, atëherë lojërat e fazës finale zhvilloheshin në SuperDome, me një kapacitet prej 30 mijë shikuesish, ndërsa tani në “Palais de Bercy” që nuk mund të mbante më shumë se 13 mijë shikues. Ndërkohë, turneu kishte 92 ndeshje në krahasim me 52 këtë verë.
Lexo edhe :
Related Posts
Mesatarja e frekuentimit të lojërave këtë vit ishte 20,737, me pak diferencë midis ndeshjeve të meshkujve (21,711) dhe femrave (19,763). Gjithsej 876,686 spektatorë ndoqën 36 ndeshjet e fazës së parë në Pierre Morois të Lille, me zënien e stadiumit të rindërtuar të futbollit (me një kapacitet prej 27,360) duke arritur në 91.8%. /vizionplus.tv