Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Fondi Sovran ende në kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve

Ligji për Fondin Sovran është miratuar me 15 dhjetor të 2023-s në Kuvendin e Kosovës. Nëpërmjet tij parashihet që e gjithë pasuria më e rëndësishme...
HomeLAJMEQeveria vazhdon të heshtë për pagat, minatorët në protestë të enjten

Qeveria vazhdon të heshtë për pagat, minatorët në protestë të enjten

Pas mosrealizimit të premtimit se pagat do t’iu ekzekutohen të hënën, minatorët e Stan-Tërgut kanë vendosur t’i japin fund pritjes për ta shënuar me veprime sindikaliste.

Mesditën e së enjtes, të njëjtit do protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

E kërkesa e tyre, mbetet po e njëjta.

Lajmin për protestën e ka konfirmuar edhe Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Por, që kur Trepça është në gjendje të rëndë e edhe më të rëndë e kanë situatën minatorët që janë pa paga për afër 3 muaj, Qeveria e Kosovës, si aksionare e kësaj ndërmarrjeje, nuk është përgjigjur as këtë të martë në asnjë prej pyetjeve të televizionit.

E nga Ministria e Ekonomisë, i kanë thënë televizionit se janë udhëzuar verbalisht se çdo pyetje dërguar këtij dikasteri me çështjen e pagave, të bazohen tek njoftimi i lëshuar nga Zyra e Kryeministrit javë më parë, gjersa kanë deklaruar se nuk kanë ende përgjigje konkrete për pyetjet.

Heshtjen nuk e ka thyer as ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Trepçës, Faton Ahmeti ani pse i njëjti, ka pranuar pyetjet e televizionit, sot dhe që nga ardhja në detyrë.

Në Trepçë punën po e vazhdojnë vetëm disa minatorë në pjesë që janë jetike për funksionimin e minierës në mënyrë që e njëjta të mos përmbytet.