Real Madridi ka arritur një fitore me rezultat të pastër 2-0 në Superkupën e Europës, duke mposhtur Atalantën në finalen e zhvilluar mbrëmë në Varshavë.
“Los Blancos” e nisën sezonin me trofe duke triumfuar në një ndeshje ku debutoi me gol Kylian Mbappe.
Ylli francez shënoi golin e dytë në këtë takim, teksa trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka treguar se sa gola pret që Mbappe të shënojë këtë sezon.
Përfundon dënimi i Tonalit për bastet, ja kur do të kthehet në fushë
“A mund të shënojë Mbappe 50 gola? Ai ka cilësinë për të shënuar shumë gola”, deklaroi fillimisht Carlo Ancelotti .
“Duhet të kërkojmë ekuilibrin e ekipit dhe e patëm atë, edhe pse në pjesën e parë loja ishte spektakolare. Por skuadra ka luajtur një lojë të shkëlqyer në mbrojtje”, shton Ancelotti.
Mbappe ishte një kërcënim i vazhdueshëm gjatë gjithë lojës dhe përfundimisht u shpërblye me një gol më vonë.
Kur u pyet nëse ai mund të shënonte 50 gola këtë sezon, ja çfarë tha Mbappe: “Nuk dua të vendos kufij, ne jemi Real Madridi. Nëse mund të shënoj 50, do ta bëj, por ajo që është e rëndësishme është që skuadra të fitojë”, tha Mba