Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Atalantës në Superkupën Evropiane.
Mesfushori anglez asistoi në debutimin e Kylian Mbappe në Real Madrid dhe pati një paraqitje të fortë në përgjithësi në stadiumin e Varshavës, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ne kemi një pamje të re për ekipin. Duket sikur funksionoi sonte – ndonjëherë kërkon pak kohë. Në pjesën e parë ne ishim ende duke u përshtatur, por në pjesën e dytë u bashkuam dhe ishim të shkëlqyer. Ne duhet të shijojmë netë si kjo“, tha Bellingham.
“Trajneri im beson se unë i ndjej pozicionet në fushë. Kur është e nevojshme, mund të shkoj të luaj më lart, dhe kur të nevojitet, të kthehem dhe të ndihmoj në ndërtimin e lojës. Shpresojmë që gjithmonë të jem në gjendje të ndihmoj skuadrën të fitojë është gjëja më e rëndësishme për mua”, shprehet anglezi.
Ai komentoi edhe për bashkëlojtarin e tij të ri – Kylian Mbappe: “Ai është vetëm një nga ata lojtarë të veçantë, ai është i shkëlqyer. Kaq i mprehtë, aq shumë cilësi teknike. Ai është gjithashtu një shok i madh skuadre. Ai punon për ekipin si të tjerët. Ai kishte shumë merita për suksesin e sotëm”.
/GazetaBlic Sport.