Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img
HomeLAJMEIkja e Blerimit nga arresti shtëpiak, Daçiçi kërkon përgjegjësi

Ikja e Blerimit nga arresti shtëpiak, Daçiçi kërkon përgjegjësi

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha sot se arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nga arresti shtëpiak në Maqedoni të Veriut është skandaloze.

Ai ka thënë se Serbia do të kërkojë llogari nga institucionet në Maqedoninë e Veriut për ikjen e Ramadanit.

“Ne kërkojmë shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut se si është e mundur që dikush që është arrestuar me urdhër të vlefshëm ndërkombëtar të arratiset nga arresti shtëpiak”, tha Daçiq.

Kujtojmë se Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 mori vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadani në Serbi.

Ramadani u arrestua nga policia e Maqedonisë së Veriut pasi kishte urdhërarrest nga Interpoli serb, shkruan Tanjug.