Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Urimi i ambasadores Ageler për 8 shtatorin: Ashtu si pavarësia jonë edhe e juaja u fitua me shumë sakrifica

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler dërgoi urime me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit – 8 Shtatori.Në video paraqitjen...
HomeLAJMEVrasja e Egli Progës, Rama e konsideron "te pakuptimtë" lehtësimin e akuzës...

Vrasja e Egli Progës, Rama e konsideron “te pakuptimtë” lehtësimin e akuzës nga Prokuroria: Policia e referoi si “vrasje me dashje”

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për vrasjen e 42-vjeçarit në Pogradec, duke sqaruar se i gjithë zinxhiri i institucioneve shtetërore ka reaguar në përputhje me ligjin. Në një postim në rrjetet sociale shefi i qeverisë theksoi se asnjë moment policia e shtetit nuk ka tentuar të fshehë krimin, duke vënë në dukje se forcat e policisë kanë kryer të gjitha veprimet duke e referuar ngjarjen e rëndë në prokurori, si “vrasje me dashje”.

“Në fakt të gjitha provat e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për ‘Vrasje me dashje’ dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë!”, tha Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryeministri është kujdesur të vërë në dukje se akuza “vrasje nga pakujdesia” i përket prokurorisë.

“Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral”, u shpreh ai.

Shefi i qeverisë iu ka bërë apel mediave që të bëjnë kujdes dhe t’iu referohen dokumenteve zyrtare të policisë për të përcjellë te qytetarët të vërtetën për këtë ngjarje tragjike  dhe sipas Ramës për të luftuar dezinformimin dhe nxitjen e urrejtjes ndaj institucioneve shtetërore. /vizionplus.tv