Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Fondi Sovran ende në kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve

Ligji për Fondin Sovran është miratuar me 15 dhjetor të 2023-s në Kuvendin e Kosovës. Nëpërmjet tij parashihet që e gjithë pasuria më e rëndësishme...
HomeLAJMEIlir Meta kërcënon bankat: Duan të bllokojnë llogaritë e Partisë së Lirisë,...

Ilir Meta kërcënon bankat: Duan të bllokojnë llogaritë e Partisë së Lirisë, do t’i falimentoj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta riktheu sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë mbledhjes së kryesisë, Meta akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, se ka bllokuar llogaritë bankare të Partisë Së Lirisë.

Meta shpjegoi se gjatë ditës së sotme, drejtoresha e një banke në Tiranë, të cilës ai nuk ia përmendi emrin,  ka tentuar të bllokoje lëvizjet bankare të Partisë së Lirisë.

“Cilin njeh president kjo drejtoresha, këlyshët e Dumdumanit, Ramoviçit. Kë njeh? Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës. Hë me Tedi, e fshehin dot po shkrimin e 28 prillit, po emailin e 27 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri”, tha Meta.

Meta akuzoi SPAK-un sekërkon të godasë Partinë e Lirisë.

“Dum-Dumani nje felliqesire dhe llum i jashtezakonshem qe ka kapur peng individe te caktuar per te zhbere kete force patriotike. Pergjigjen do ta marre nga shqiptaret e ndershem. Ne lufte me mafien nderkombetare ne kemi parimet e Bajo Topullit”, deklaroi Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prej muajsh është përplasur me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, ndaj të cilit ka artikuluar akuza të ashpra se është vendosur në shërbim të qeverisë./vizionplus.tv