Marash Kumbulla nuk është në planet e Daniele De Rossit për sezonin e ardhshëm.
Duke u gjendur në këtë situatë, mbrojtësi shqiptar po mendon largimin, teksa ofertat dhe interesimet nuk mungojnë për të.
Në skenë është futur Empoli, të cilët janë në kërkim të një mbrojtësi.
Marash Kumbulla është një prej emrave në listën e klubit italian.
Në rast të kalimit të tij te Empoli, Kumbulla do të formonte një dyshe mbrojtje prej shqiptarësh.
Kujtojmë se te skuadra e Empolit aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, por edhe sulmuesi i Shpresave, Stiven Shpendi.