Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Urimi i ambasadores Ageler për 8 shtatorin: Ashtu si pavarësia jonë edhe e juaja u fitua me shumë sakrifica

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler dërgoi urime me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit – 8 Shtatori.Në video paraqitjen...
HomeLAJMEForca të shtuara të KFOR-it tek Ura e Ibrit, ishte trajnim

Forca të shtuara të KFOR-it tek Ura e Ibrit, ishte trajnim

Një ditë pasi u mbyllën strukturat paralele në pjesën veriore të vendit, tek Ura e Ibrit pati forca të shtuara të KFOR-it.

Ndonëse aty janë përherë pjesëtarë të KFOR-it italian, të shtunën pati edhe rreth 20 pjesëtar të kontigjentit çek të KFOR-it të rënditur në kordon sigurie, të armatosur rëndë e me vetura të blinduara.

Burimet e TV Dukagjini kanë treguar se shtimi i numrit të pjestarëve të KFORit mbi Urën e Ibrit është bërë si shkak i realizimit të një trajnimi.

Ky trajnim sipas të cilit pjestarët e KFOR-it çek qëndruan zinxhir në mes të urës pa lëvizur nga vendi përreth 40 minuta, me pjestarët e KFOR-it italian në të dy anët e urës, përfundoi me shpërndarjen e KFOR-it çek, ndërsa ushtarët italian mbetën aty.

Televizioni ka pyetur KFOR-in për detaje të tjera rreth asaj që u konsiderua ushtrim, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.

E megjithatë, ky veprim i KFOR-it nuk po konsiderohet si i qëllimshëm pas aksioneve të një dite më parë.

“Sipas mendimit tim, reaguesi i tretë i bëjnë trajnimet rutinore të tyre e që janë trajnime operacionale, të mira për qytetarët e Kosovës. Këto trajnime të tyre kanë ndodhur edhe më përpara, ndodhin edhe tash e do vazhdojnë të ndodhin ngase janë reaguesi i tretë. Trajnimet që zgjatën sot u kryen mire e kjo është vetëm për t’u përshendetur si partnerë strategjik. Se a ka ndonjë qëllim, duhet pyetur aspekti diplomatik. Megjithatë, me ta duhet patjetër koordinim”, tha Arben Dashevci.

Ky veprim nga KFOR vjen një ditë pasi Policia e Kosovës me kërkesë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal mbylli pesë komunale ilegale në veri të vendit.