Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze

Të martën e ardhshme në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze në vlerë prej 500 milionë euro. Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska...
HomeLAJMEDelija: Kurti ka qenë i vetmi që ka kundërshtuar Asociacionin e Komunave...

Delija: Kurti ka qenë i vetmi që ka kundërshtuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Analisti Ibrahim Delija tha se kryeministri aktual, Albin Kurti, ka qenë i vetmi që ka kundërshtuar para disa vitesh krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Delija në “Debat Plus” të Dukagjinit deklaroi se Kurti ka pasur guxim që e ka mbrojtur territorialitetin e Kosovës gjatë zhvillimeve të protestave për kundërshtimin e Asociacionit e Komunave me shumicë serbe.

“Në video është përmbledhje mes guximit dhe shpresës. Ky fjalim është përmendur në protestat e Asociacionit e Komunave me shumicë serbe. Aty fillimisht fakti është se Albin Kurti ka qenë i vetmi që ka pasur guximin për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave me shumicën serbe, ose territorialitetin e Kosovës, Kurti e ka mbrojtur atë”, deklaroi Deliaj.

Delija tha se nga Kurti dhe qeveria aktuale, qytetarët në veri të vendit kanë marrë guxim qoftë për hapjen e bizneseve, por edhe shfrytëzimin e liqeneve siç është ai i Ujmanit për piknik.

“Pjesa e veriut është te video e prezantuar. Komplet lidhet guximi që Kurti e ka sjellë në veri. Sepse në fund të videot shihen bizneset e hapura në veri dhe Liqeni I Ujmanit. Kjo I bie që biznesmenët e kanë marrë guximin për t’i hapur bizneset atje, por edhe qytetarët të marrin guximin të bëjnë piknik në Liqenin e Ujmanit. Në një farë mënyrë, edhe guximi ka mbrri në veri, ku nuk ka ekzistuar në të kaluarën dhe kjo falë Qeverisë së Kosovës që ka arritur me sjell sovranitet deri në atë pjesë dhe kthimin me sukses të 17% të territorialitetit të Kosovës”, deklaroi Deliaj.

Delija u shpreh se nuk e kupton se cili është roli i masave të KFOR-it dhe EULEX në veri të vendit me automjete të blinduara.

“Sa I përket shtimit të masave të KFORit dhe EULEX, i shoh çdo ditë në krahasim që në Prishtinë nuk sheh shpesh. Por rolin e tyre nuk e di pse janë, automjetet janë të blinduara”, tha ai.