“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma pak sovranitet të Kosovës si shtet”, kështu deklaroi analisti Lirim Mehmetaj për prezencën e trupave të KFOR-it dhe rritjen e tyre pas sulmit në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.
Mehmetaj në “Debat Plus” tha se mesazhi që ka përcjellur Lëvizja Vetëvendosje me VVideon e parë të “fushatës zgjedhore” ka nisur me suksesin në veri të Kryeministrit, Albin Kurti dhe guximin e tij për luftimin e bandave në veri.
“Ideja ka qenë: Albin Kurti shumë I suksesshëm në veri, parti tjera nuk kanë pse me u marrë me veriun. Albin Kurti jo aq I suksesshëm me pjesë të tjera. Partitë tjera le ta sulmojnë aty nëse ka nevojë. Prej klipit të pare elektoral dhe me koncentru fushatën e vet në suksese në veri dhe guximin e Kurtit me I luftu bandat, dhe njëjtën kohë me shtri sovranitetin në atë pjesë”, tha Mehmetaj.