Një shtëpi e sapondërtuar nga Qeveria e Kosovës, në Kroin e Vitakut në Mitrovicë është sulmuar me koktej molotovi dhe i janë thyer disa xhama nga persona ende të panjohur.
Për këtë gjatë orëve të pasdite të së martës, Policia e Kosovës e ka intervistuar një person.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Për momentin si dëshmitar”, ka thënë shkurt për Dukagjinin Elshani.