Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

IPSH – Tetovë për herë të parë me tabela udhëzuese në shqip

Për herë të parë që nga ekzistimi i tij, IPSH – Tetovë ka tabela udhëzuese edhe në gjuhën shqipe. Vendosja e tabelave edhe në gjuhën...
HomeLAJMETaravari: Stacioni i ri i kompresorit do të jetë gati për katër...

Taravari: Stacioni i ri i kompresorit do të jetë gati për katër muaj

Pas publikimit se është përzgjedhur kompania e cila do ta bëjë stacionin e ri të kompresorit, numri një i shëndetësisë, Arben Taravari në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se pret që i gjithë aktiviteti të përfundojë për katër muaj.

“Kompania është një kompani serioze dhe profesioniste për këtë punë. Sipas tyre për rreth katër muajsh i gjithë aktiviteti do të kryhet”, tha ministri Taravari.

Sa i përket procedurës së nënshkrimit të kontratës dhe afatit të ankesës, ai tha se kontrata është nënshkruar dhe procesi është kryer sipas procedurës së shpejtë.

“Nuk e di se a është ankuar dikush që nuk i është paraqitur tre thirrjeve. Edhe nëse ankohen, mendoj se kjo nuk është qëllimmirë”, tha Taravari.

Lidhur me zgjedhjen e personit-menaxherit që do të ishte në krye pas fuzionimit të klinikave universitare dhe mundësisë që të ishte Igor Nikollov, në pyetjen e gazetarëve nëse ai ishte një përzgjedhje e mirë dhe sa këshilltarë do të kishte, ministri sqaroi se nuk e ka përmendur si zgjedhje dhe se është herët për të emëruar drejtor.

Pas thirrjeve rreth kompetencave për riparimin e rrethojës dhe murit rezistues, Taravari theksoi se procedura për përcaktimin e kompetencës është duke u zhvilluar, por shprehu gatishmëri për riparimin dhe ndërtimin e një të reje.