Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

IPSH – Tetovë për herë të parë me tabela udhëzuese në shqip

Për herë të parë që nga ekzistimi i tij, IPSH – Tetovë ka tabela udhëzuese edhe në gjuhën shqipe. Vendosja e tabelave edhe në gjuhën...
HomeSHOWBIZÇfarë ndodhi me Matthew McConaughey? Fansat e tij të shqetësuar

Çfarë ndodhi me Matthew McConaughey? Fansat e tij të shqetësuar

Një nga më të dashurit e Hollivudit, aktori Matthew McConaughey së fundmi u shfaq me gruan e tij Camila Alves në një event gala dhe pamja e tij e rraskapitur dhe sjellja e çuditshme shqetësoi fansat në mbarë botën, shkruan The Daily Mail. Përkatësisht, disa pohojnë se hunda e tij ka një formë tjetër dhe se sytë i kanë ndryshuar ngjyrë. Të tjerët u shqetësuan më shumë për sjelljen e tij pasi aktori ishte shumë serioz dhe pa humor teksa pozonte për fotografët, gjë që është shumë e pazakontë për të pasi ai njihet për humorin dhe karizmën e tij të madhe.

Disa besojnë se për gjithçka është fajtor droga “ozempik”, ndërsa të tjerë besojnë se roli i tij i ri është arsyeja e fytyrës së tij të rraskapitur dhe humbjes së peshës. Madje disa shkojnë deri aty sa thonë se nuk është aspak aktori i njohur. Por Reza Nassab, një specialist i kirurgjisë plastike dhe rindërtuese dhe estetike në Mançester, tha për Daily Mail se aktori humbi shumë peshë në vend që t’i nënshtrohej një operacioni plastik për të ndryshuar fytyrën.

“Unë mendoj se ndryshimi në madhësinë dhe formën e hundës dhe faqeve të tij të holla mund t’i atribuohet humbjes së peshës. Kur dikush humbet shumë peshë, zvogëlimi i yndyrës së fytyrës mund t’i bëjë tiparet e tyre të duken më të përcaktuara dhe më të spikatura, përfshirë hundën.”shpjegoi Nasab.