Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze

Të martën e ardhshme në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze në vlerë prej 500 milionë euro. Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska...
HomeLAJMESaranda Imeri: Blerim Bexheti largon nga puna 28 shqiptarë, mësimdhënës në Saraj

Saranda Imeri: Blerim Bexheti largon nga puna 28 shqiptarë, mësimdhënës në Saraj

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, Blerim Bexhetin deputet i “Fronti Evropian” dhe ish-kryetar i komunes së Sarajit, se ka larguar nga puna 28 mësimdhënës, nga shkollat e Sarajit.

Statusin e plotë të deputetes Saranda Imeri mund ta lexoni më poshtë:

Gajret Blerim! A u lodhe? Me Balancer a pa Balancer

Rreth 28 mësuesve të shkollave fillore që gravitojnë në komunën e Sarajit, u janë ndërprerë kontratat e punës dhe i kanë larguar pa asnjë sqarim konkret. Mes tyre janë e dy arsimtarë të shkollës fillore “Bedri Tahiri” të fshatit Sfillare,Ibe Palikuqa-Bojanë,gjithashtu vendim për largim nga puna ka marrë edhe drejtoria e shkollës fillore “Dituria” në Saraj dhe “Faik Konica” – Radushë.

Të larguarit thonë se vendimi për ta është marrë me vendim të Këshillit të komunës së Sarajit e tani ata janë zëvëndësuar me të tjerë. Thonë se pushimi i kontratave është hakmarrje e pastër politike nga ish kreu i Komunës Blerim Bexheti. Në kushte anonimiteti, njëri prej mësuesve deklaroi ekskluzivisht se marredhënia e punës i është ndërprerë për shkak të përkatësisë politike, pasi më herët, kurrë nuk ka pasur as edhe një ankesë në drejtim të punës së tij.

Për hirë të së vërtetës, në disa shkolla ka pasur drejtorë që edhe përkundër presionit të Blerim Bexhetit, nuk kanë pranuar që të largojnë nga puna koleget e tyre.

Ndikimi i shefit të Komunës së Sarait nuk përfundon vetëm me urdhërimin e drejtorëve për të pushuar nga puna mësimdhënësit që nuk i binden, ai vendos edhe se femijët e cilëve prindër mund të regjistrohen në çershen “Filiz”, por për këtë do të informoheni më detajisht gjatë ditëve në vijim.