Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze

Të martën e ardhshme në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze në vlerë prej 500 milionë euro. Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska...
HomeLAJMETaravari: Spitalin modular në Klinikën infektive në Shkup do ta shfrytëzojnë Burgu...

Taravari: Spitalin modular në Klinikën infektive në Shkup do ta shfrytëzojnë Burgu i Idrizovës ose Ministria e Mbrojtjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën infektive në Shkup ta marrë Ministria e Mbrojtjes apo përsëri të transferohet në Burgun e Idrizovës

Taravari, sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve ka thënë se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga ana e MM-së, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës.

“Sa i përket spitalit modular të Klinikës infektive, tashmë ka një vendim të Qeverisë me të cilin atë spital duhet që ta marrë Ministria e Mbrojtjes. Ka dhe një ide tjetër sepse duhet spital në burgun e Idrizovës. Tani jemi në dilemë nëse atë spital modular ta transferojmë atje për të shërbyer si ambulancë në Burgun e Idrizovës”, deklaroi Taravari gjatë vizitës në Spitalin e Shtipit.

Në lidhje me spitalin modular në Shtip, që është në funksion që nga marsi i vitit 2021, Taravari tha se duhet menduar në mënyrë racionale se si të shfrytëzohet aty ku ka nevojë.

Gjatë koronavirusit me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë u ndërtuan spitale modulare në 16 qytete të vendit.