Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai

Është refuzuar kallëzimi penal kundër prokurores së lartë publike Fatime Fetai nga shefi i saj, Mustafa Hajrullahi. Ai e ka parashtruar ankesën pasi Marian...
HomeLAJMEVLEN: Institucionet të lokalizojnë përgjegjësi për aferën korruptive të Lotarisë

VLEN: Institucionet të lokalizojnë përgjegjësi për aferën korruptive të Lotarisë

VLEN në një kumtesë për media thotë se “me anulimin e kontratës mes kompanisë “HEJ DOOEL” dhe Lotarisë Shtetërore, i hapet rruga përgjegjësisë së të gjithë atyre që përfituan përmes kësaj skeme korrupsioni”.

VLEN i bënë thirrje prokurorisë dhe instancave të tjera që të ndërmarrin hapat e duhur për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“Artan Grubi, si kreu i këtij sistemi të prishur, dhe Perparim Bajrami, krahu i tij i djathtë në industrinë e kumarit, janë simbole të një perandorie të ndërtuar mbi korrupsion, që cenon të drejtat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Këta persona, të lidhur ngushtë me kryesinë e BDI-së, projektuan dhe operuan një rrjet të strukturuar për pasurim personal për veten dhe të afërmit e tyre. Ne jemi të bindur se kjo është vetëm maja e ajsbergut”.

“Për çdo hap të bërë drejt shkatërrimit të kësaj perandorie të ndërtuar mbi bixhoz dhe korrupsion, organeve të rendit dhe prokurorisë u është hapur dera për të vënë përpara drejtësisë ata që e kanë ndërtuar këtë skemë”.

“Kthim mbrapa nuk ka! Ne do të luftojmë deri në fund këtë epidemi bixhozi dhe skemat korruptive të kazinomanëve politikë. Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, bashkë me të gjithë ata që kanë përfituar përmes kësaj rruge të ndyrë, do të japin llogari para drejtësisë dhe para popullit. Koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar!”, thonë nga VLEN.